FRANCË – Macron nën sulm nga opozita, pas miratimit të reformës së pensioneve

by admin
Spread the love

PARIS, 24 prill /ATSH-ANSA/ – Një vit pas rizgjedhjes së tij në Elysee, opozita franceze po sulmon sërish presidentin Emmanuel Macron, i cili është kontestuar ashpër për më shumë se tre muaj lidhur me reformën e pensioneve, e cila tashmë është bërë ligj.

Sipas partisë ”Bashkimi Kombëtar” (RN) e Marine Le Pen, presidenti Macron nuk ka më shumë për t’i thënë vendit, ndërsa ”France Insoumise” (LFI) i Jean-Luc Mélenchon beson se vendi është në agimin e muzgut të epokës së Macron.

Në veçanti, sipas eurodeputetit të LFI, Manon Aubry, numërimi mbrapsht tashmë ka filluar dhe epoka e Macron tashmë po përfundon.

“Urrejtja e urrejtjes së kreut të shtetit nuk ka qenë kurrë kaq e fortë dhe ndoshta jemi në agimin e muzgut të epokës së Macron”, tha Aubry në një intervistë për “Franceinfo”.

Deputeti i ”Bashkimit Kombëtar”, Jean-Philippe Tanguy tha se Macron ka arritur fundin e të gjitha gënjeshtrave, të gjitha mohimeve të realitetit që mundi t’i thoshte vendit dhe sot nuk ka më shumë për t’i thënë vendit.

Në gazetën ”Le Parisien”, Macron paralajmëroi se Le Pen do të vinte në pushtet nëse partia e tij nuk do të ishte në gjendje t’u përgjigjej sfidave të vendit./ /a.i./

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like