FRANCË – Autoriteti për mbrojtjen e të dhënave gjobit Microsoft me 60 milionë euro

by admin
Spread the love

PARIS, , 22 dhjetor /ATSH-DPA/- Microsoft-i duhet të paguajë një gjobë prej 60 milionë eurosh (63.8 milionë dollarë) për shkelje të rregulloreve ligjore për “Cookies”, një masë e vendosur nga autoriteti francez i mbrojtjes së të dhënave CNIL.

Autoriteti akuzon Microsoft-in për shkelje të rregulloreve me motorin e kërkimit bing.com. “Cookies” i vendosur për qëllime reklamimi mbledh informacione. Gjithashtu, nuk ka asnjë opsion që lehtëson refuzimin e “Cookies” përveç pranimit të tyre.

“Cookies” janë regjistrime të vogla të dhënash që ruhen në pajisje kur dikush viziton një faqe interneti. Kjo i bën shumë gjëra më të lehta për përdoruesit, por informacioni personal gjithashtu mund të bëhet transparent dhe t’u transmetohet reklamuesve.

CNIL vendosi që Microsoft-u duhet të ndryshojë rregulloren e tij brenda tre muajve.

Përdoruesit në Francë, do të duhet të japin pëlqimin e tyre përpara se “Cookies” të përdorin të dhënat e tyre për qëllime reklamimi. Përndryshe, kompania e software-it duhet të paguajë një gjobë prej 60,000 € për ditë vonesë.

Gjoba i drejtohet Microsoft Ireland Operations Ltd. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like