Franca fajëson Britaninë për vdekjet e emigrantëve në ngushticë në fundjavë

by admin
Spread the love

Ligje ‘të lirshme’ të punësimit në Angli citoheshin sot si arsye për incidentin ku pesë emigrantë humbën jetën pasi ranë në ujërat e akullta të Wimereux pas nisjes drejt Anglisë.

Kryebashkiaku i qytetit bregdetar francez fajësonte sistemin e bute britanik të emigracionit për krizën e emigrantëve që ka përfshirë qytetin e tij.

“Ajo që po ndodh këtu është faji i tyre,” tha Jean-Luc Dubawle, kryebashkiak i Wimereux, duke pretenduar se sipas fjalëve në Francë, Britania ofronte “monts et merveilles”, shprehja franceze që do të thotë të premtosh të gjithë botën, edhe pse realiteti është krejt ndryshe.

“Ne duhet të shkojmë te ta për të ndryshuar rregullat e tyre të pritjes, ata po na marrin kufirin dhe kjo duhet të ndalojë,” tha ai për radion vendase Delta FM.

Kryebashkiaku shtonte se ishte ‘i prekur’ nga tragjedia e fundjavës ku 72 njerez u shpëtuan nga ujërat e Wimereux, si dhe 182 të tjera janë shpëtuar në disa incidente të ngjashme në një zonë bregdetare prej 8 km ku shpesh vijnë pushues nga Lille.

Ai shtonte për rrjetin vendas  BFM TV se ka “zemërim ndaj britanikëve” dhe “trishtim në qytet” prandaj nevojiten ndryshime në marrëveshjen e emigrantëve të vitit 2003 dhe forcim të kufirit detar.

“Emigrantët duan të shkojnë në Angli sepse kanë arsye të forta, ata mirëpriten, mund të punojnë pa kontratë ose ilegalisht”.

“Kjo po krijon këtë problem emigracioni për ne. Ata janë përgjegjës për atë që ndodhi dje, ashtu si dhe trafikantët, që janë vrasës e kriminelë që përfitojnë nga njerëz të dobët”.

Në disa incidente të tjera një numër emigrantësh u shpëtuan nga barkat me të cilat ishin nisur të kalonin ngushticën drejt Anglisë.

Foto nga incidenti fatal në Wimereux tregonin fëmijë të mbështjellë me veshjet e shndritshme të batanijeve të shpëtimit teksa e përditshmja La Voix du Nord, shkruante se mes të shpëtuarve kishte dhe një bebe.