Fotot unike bardhezi të Tokës dhe Hënës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kanë kaluar 55 vite që kur astronauti i Apollo 8, Bill Anders shkrepi një foto ikonike që do të ndryshonte perceptimin e njerëzve për botën tonë përgjithmonë.

E njohur si “ngritja e Tokës,” imazhi kapte blunë e planetit ndërsa “notonte” në errësirën e përjetshme të hapësirës.

Tashmë, orbituesi i parë hënor i Koresë së Jugut ka risjellë “ngritjen e Tokës”, por kësaj radhe fotot janë bardhezi dhe në to shfaqet Toka dhe Hëna. Danuri, një bashkim i fjalëve koreane për “hënë” dhe “shijoj”, u lëshua me anë të një rakete SpaceX nga SHBA në gusht 2022 dhe hyri në orbitën hënore muajin e kaluar.

Që nga dhjetori, orbituesi hënor ka dërguar foto mbresëlënëse të planetit tonë dhe sipërfaqes hënore, duke përfshirë ato që janë postuar në faqen e internetit të Institutit Korean të Kërkimeve Ajrore. Fotografitë përfshijnë një sërë peisazhesh hënore dhe një fotografi të Tokës që ngrihet mbi horizontin e hënës.