Fotografia e Meghan Markle akoma në shtëpinë e Princit Charles

by admin
Spread the love

Princi Charles posedon një foto të tij duke ecur me nusen e tij Meghan Markle në korridor gjatë dasmës së saj në vitin 2018, e cila është e ekspozuar në Clarence House.

Fansat shumë shpejt e vunë re detajin në imazhet e publikuara, ndërsa gruaja e Charles, Camilla Parker Bowles priste të ftuar për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Midis fotografive të kornizuara në tavolinën anësore ishte një fotografi e mrekullueshme bardh e zi e Markle, me vjehrrin e saj teksa e shoqëronte në rreshtin e Kapelës së Shën Gjergjit në Windsor.

Disa nga kornizat e tjera mbanin foto të familjes në pagëzimin e Princit Louis në vitin 2018, vëllait të tij të madh Princit George në pagëzimin e tij në vitin 2013 dhe madje edhe Princit Harry në Lojërat Invictus, të cilat ai i themeloi në vitin 2014.

Më shumë se vetë takimi, vëmendje morri fotografia e Markle, nisur nga raportet e prishura të dyshes, Meghan dhe Harry me familjen mbretërore, që kur ata u transferuan në Kaliforni dhe dhanë dorëheqjen zyrtarisht nga detyrat e tyre mbretërore në fillim të vitit 2020.

Një burim pranë Page Six, së fundmi ka zbuluar se Princi Charles nuk e kishte parë djalin e tij më të vogël që nga funerali i babait të tij Princi Philip në prill të vitit 2021, dhe se ende nuk kishte takuar mbesën e tij Lilibet, e cila lindi në qershor.

You may also like