Foto/ Zjarre dhe ndërtesa të shkatërruara, pasojat e sulmeve në Kherson

by admin
Spread the love

Sulmet në Kherson të Ukrainës kanë shkatërruar ndërtesat, ndërsa në disa raste është dashur ndihma e zjarrfikësve për të shuar flakët.

Ditën e sotme janë shpërndarë disa foto ku tregohen pasojat e bombardimeve ruse, që shkaktuan të paktën 10 viktima dhe 68 të plagosur.

Duke treguar pamjet nga vendi i ngjarjes, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës deklaroi se Kherson u godit me granatime “masive”.

Një ndërtesë banimi në lagjen Beryslav mori flakë, por nuk pati të lënduar. Më pas një treg u godit nga granatimet, që shkaktuan zjarre masive.

Një goditje tjetër shkatërroi ndërtesën e banimit, ndërsa dy persona u nxorën nga rrënojat.