FOTO/ ‘Tradhtoi’ Mourinhon, tifozët e Romës shfryjnë ndaj kapitenit Pellegrini

by admin
Spread the love

Lorenzo Pellegrini është rikthyer në formën e tij më të mirë nën drejtimin e Daniele De Rossit, pasi ka shënuar tre gola në katër ndeshje, megjithatë për një pjesë të tifozerisë verdhekuqe kapiteni mbetet njeriu që “tradhtoi” Jose Mourinhon.

Gjithçka lidhet me episodin e unazës që futbollistët e Romës ia dhuruan Mourinhos pas triumfit në Conference League dhe që portugezi ia dha Pellegrinit para se të largohej, me mbishkrimin: Ma ktheni kur të bëheni burra.

Tifozeria e Romës kishte krijuar një lidhje shumë të fortë me Mourinhon, ndaj edhe tashmë kanë vënë në shënjestër Pellegrinin, teksa gjatë natës kanë vënë edhe një baner pranë qendrës stërvitore në Trigoria, ku shkruanin “Pellegrini, unaza e dobët”.

Gjithsesi mesfushori italian e di mirë se kura e duhur për të vendosur raportet me tifozerinë janë paraqitjet në fushë dhe golat, ndaj nëse vijon me këtë ritëm, pritet që shumë shpejt të shndërrohet sërish në idhullin e fansave verdhekuq, raporton Supersport.


Top Channel

You may also like