Foto/ Sunak në samitin e G7, çorapet e kryeministrit britanik “tronditën” japonezët

by admin
Spread the love

Shumë njerëz në Hiroshima dhe në mediat sociale japoneze kanë reaguar ndaj çorapeve të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak.

Në darkën e punës mes Britanisë së Madhe dhe Japonisë mbrëmë, Sunak hoqi këpucët dhe u fut në një tatami, duke zbuluar çorape të kuqe me logon e Hiroshima Toyo Carp.

Carp është një ekip profesionist japonez bejsbolli me bazë në Hiroshima dhe kryeministri i Japonisë Fumio Kishida është një tifoz i madh.

Përdoruesit japonezë të mediave sociale thanë se “niveli i pëlqyeshmërisë shpërtheu” dhe “u habita se sa të përgatitur ishin britanikët”.

Një dyqan çorapesh në Hiroshima shkroi në Twitter: “A mund të ketë ndonjë lajm më të lumtur?” me një emoji fytyre duke qarë.

Ambasada Britanike në Tokio postoi në Twitter foto të dy liderëve duke treguar me gëzim çorapet e Sunak, duke thënë se “dy kryeministrat po afrohen më shumë”.


Top Channel

You may also like