FOTO/ Selfie para trupit të pajetë të PELE, Infantino “kryqëzohet” në Brazil – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është bërë një shënjestër sulmesh në mediat braziliane për shkak të një episodi të pakëndshëm gjatë funeralit të legjendës PELE. Numri një i futbollit u pa të bënte një foto me dikë nga të pranishmit përpara trupit të pajetë të PELE dhe kjo ka sjellë reagime shumë të ashpra ndaj tij.

Në rrjete sociale dhe në mediat braziliane, Infantino është përballur me sulme verbale nga brazilianët e zemëruar të cilët e konsiderojnë atë gjest, një ofendim ndaj figurës së PELE dhe gjithë popullit të Brazilit. Presidenti akoma nuk ka reaguar për sqarimin e kësaj çështjeje.

You may also like