FOTO/ Oriola Marashi nuk përmbahet, poston fotot “hot” me rastin e festave

by admin
Spread the love

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka edhe një festë tjetër, përveç asaj të Pavarësisë.  Motra e saj, Xhulia Marashi ka ditëlindjen dhe Oriola nuk ka nguruar t’i bëjë një urim të veçantë sapo ka kaluar mesnata dhe ka hyrë data 28.

Ajo ka postuar disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet së bashku me të motrën, të veshura me fustane transparente, njëra të kuq dhe tjetra të zi. Dy motratat Marashi shfaqen pa të brendshme poshtë fustaneve transparente dhe ekspozojnë gjokset.

Pa dyshim hiret e Oriolës tashmë i njeh e gjithë bota, pasi ajo është një modele profesioniste që po korr sukses edhe jashtë vendit, por edhe motra e saj nuk kishte si të ishte ndryshe. Një dyshe “e flaktë”, që i vuri “zjarrin” festave të nëntorit.

“Pyes veten nese te gjithe do te mund te kishin nje moter si ti do ishte gjeja me e madhe qe mund ti kishte ndodhur ndonjehere , Gezuar ditelindjen motra , jemi kuq e zi pergjithmone” – shkruan Oriola duke uruar motrën, por pa harruar edhe festën e madhe të të gjithë shqiptarëve.

You may also like