FOTO/ Kastroi ushtarin e kapur rob, ky është krimineli i luftës më i kërkuar

by admin
Spread the love

Gazeta britanike, Daily Mail, publikoi disa foto të ushtarit rus, që akuzohet se kastroi një të burgosur lufte ukrainas. Ky ishte një nga krimet më të rënda të luftës që prej 24 shkurtit.

DM shkruan se besohet se ushtari rus është një 39-vjeçar, që lufton në rajonin e Luhanskut me njësinë e njohur me emrin Bryanka-SSSR. Grupi i tij është i njohur për dhunën dhe brutalitetin. Ata janë filmuar disa herë duke bërë përshëndetje naziste.

Burimet ukrainase thonë se ushtari rus është nga rajoni Kalmykia, pranë Detit Kaspikl. Ai punonte si riparues në kryeqytetin e këtij rajoni dhe kishte rekorde kriminale për shkak të kredive të papaguara.

Pamjet e denoncuara nga një deputete ukrainase janë shumë të rënda dhe redaksia ka zgjedhur të mos i publikuar.

Ushtari rus luftonte në krah të trupave çeçene. Në pamje shihet se si ata vënë poshtë një të burgosur lufte ukrainas dhe përdorin një thikë për t’i prerë organin gjenital para kamerave. Ushtarët e tjerë ruse tallen dhe njëri madje duket sikur po bën një telefonatë me të shoqen.

Pak më vonë u publikua një video ku shihet se si ushtarin e qëllojnë në kokë, përpara se trupin e tij ta tërheqin me litar në rrugë.

Pamjet e publikuara në median sociale janë konfirmuara si të vërteta nga ekspertët.

Rruga Press

You may also like