FOTO/ Einxhel Shkira nuk mban sekrete, tregon zënkën e parë me DJ Dagz

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur, Einxhel Shkira, dhe partneri i saj, Dj Dagz, janë një ndër çiftet më të komentuara dhe të dashura, edhe pas daljes nga Big Brother VIP. Por së fundmi, moderatorja ka publikuar disa foto në rrjetin social “Instagram”, ku zbulon momente nga zënka e parë me Dagz kohë më parë.

“Dita kur ne kishim zënkën tonë të parë, shikoni galerinë për të parë momentin e paqes”, shkruan ajo. Kujtojmë që Einxhel Shkira dhe DJ Dagz po presin të sjellin në jetë fëmijën e tyre të parë. Edhe mikesha e Einxhel, Fjoralba i kërkoi të gjithëve të kenë durim dhe të respektojnë gjendjen e Einxhel.

“Po marr kohën të të përgjigjem pak më gjatë për shumë pyetje në lidhje me të dhe pse pyetja jote në vetvete është dashamirëse. Përtej entuziazmit dhe dëshirës së mirë që keni për të dhe bebin, duhet të jeni dhe pak mirëkuptues dhe të durueshëm me atë që ajo po përjeton. Është në periudhën më të bukur dhe më sfiduese të jetë së saj. Çdo shtatzëni është e ndryshme që nga përjetimet psiko-emocionale deri tek ato fizike.

Marr me dhjetëra mesazhe në ditë me kërkesa nga më të lezeçmet deri tek më absurdet në lidhje me të. Ndërkohë mendoj me vete: A është vërtetë kaq e vështirë të respektohen vendimet dhe përjetimet e saj emocionale, pa presione dhe kërkesa që shkojnë përtej asaj që ajo dëshiron apo mundet të ndajë?”, shkroi Fjoralba.

You may also like