FOTO/ A do të jetonte me vjehrrin dhe vjehrrën e saj? Ja si përgjigjet Orinda Huta

by admin
Spread the love

Këngëtarja Orinda Huta dhe partntieri i saj, producenti Turjan Hysko, janë një ndër çiftet më të pëlqyera të showbiz-it shqiptar. Dyshja janë me njëri-tjetrin prej shumë kohësh, teksa së fundmi janë bërë edhe prindër të një vajze të quajtur, Atara.

Së fundmi moderatorja ka realizuar një “ask me a question” në Instagram, ku i është përgjigjur kuriozitetit të ndjekësve. Një nga ndjekësit e saj është kurioz mbi mendimin e Orindës për jetesën apo jo me vjehrrën. Huta shpesh e ka treguar se nuk jetojnë në një shtëpi me mamin e Turit, ndonëse gëzojnë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.

E pyetjes mbi temën më të nxehtë të shqiptarëve, moderatorja i është përgjigjur me “jo”. Sipas Orindës më mirë secila në shtëpinë e saj. “Jam kundër. Edhe vjehrra ime është kundër,nuk ka rehati për askënd nëse s’është në shtepinë e vetë.

Ndihmë më të madhe e marr nga ajo, por e di që s’ka si qetësia e shtëpisë vetë,-u përgjigj Huta. Këtë përgjigje Orinda e shoqëroi me një imazh ku dukej ajo, vjehrra e saj dhe e bija, Atara.

You may also like