Formohet Aleanca Kombëtare e Organizatave të Pacientëve

by admin
Spread the love

Dhjetë organizata të pacientëve me rastin e Ditës së 75-të të Shëndetit, sot në Info qendrën e Bashkimit Evropian mbajtën kuvendin themelues ku nënshkruan dokument për formimin e Aleancës, e cila do të ketë për qëllim përmirësimin e sistemit shëndetësor në shërbim të qytetarëve. Aleancën e përbëjnë organizatat Qendra Hepar, Nefron, Shoqata Kombëtare për MS, Jetë me sfida, Hema-onko, Femina M, Sano, Lidhja e shoqatave të diabetikëve të Maqedonisë, Shoqata e leukemisë kronike mieloide dhe Është rrallë të jesh i rrallë.

Kryetari i Aleancës Kombëtare, Millan Mishkoviq, theksoi se me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit, e cila shënohet nën moton “Shëndeti im, e drejta ime”, organizatat e pacientëve nga vendi bashkohen në Aleancën Kombëtare të Organizatave të Pacientëve, me çka e shprehin vendosmërinë e tyre për mbrojtje të pacientëve, si dhe angazhimin e tyre për përmirësim të sistemit shëndetësor.

Bashkëpunimi, thotë Mishkoviq, mes organizatave të pacientëve dhe mediave është kyç në edukimin e qytetarëve për të drejtat dhe mundësitë e tyre në mbrojtjen shëndetësore.

“Besojmë se bashkëpunimi ndërmjet organizatave të pacientëve dhe mediave është kyç për informimin dhe edukimin e qytetarëve për të drejtat dhe mundësitë e tyre në mbrojtjen shëndetësore. I mirëpresim mediat për mbështetjen dhe angazhimin e tyre në këtë proces. Duke pasur parasysh synimin tonë për ndjekjen e sistemeve dhe praktikave shëndetësore evropiane dhe botërore, ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojat dhe njohuritë tona për të reformuar dhe transformuar sistemin tonë shëndetësor sipas standardeve dhe nevojave më të mira të qytetarëve”, tha Mishkoviq.

U bëri thirrje të gjitha organizatave dhe shoqatave të cilat punojnë në sferën e shëndetësisë që të përfshihen në Aleancë dhe bashkë të qëndrojnë pas të drejtave të pacientëve, si dhe bashkërisht të punojnë në përmirësimin e sistemit shëndetësor.

“Aleanca është e hapur për të gjitha shoqatat e tjera të pacientëve të cilat punojnë në sferën e shëndetësisë që të përfshihen dhe bashkë të punojmë për përmirësimin e sistemit shëndetësor në vend. Ju bëjmë thirrje të gjitha shoqatave të interesuara që të përfshihen në Aleancë”, tha Mishkoviq.

MARKETING



You may also like