Formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Burkina Fasos në “Fadil Vokrri”

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja e Kosovës do ta zhvillojë sonte ndeshjen e parë për vitin 2022.

Në një ndeshje miqësore, “Dardanët” do të përballen me kombëtaren afrikane, Burkina Faso.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 18:00.

Kjo do të jetë ndeshja e parë e Kosovës nën drejtimin e trajnerit francez, Alain Giresse.

Trajneri francez do t’i ketë gjithë futbollistët në dispozicion, përpos Emir Sahitit që u lëndua dhe u zëvendësua nga Lumbardh  Dellova.

Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muriq, Hadërgjonaj, Rrahmani, Aliti, Vojvoda,  Dresheviq, Idrizi, Rashani, Rashica, Loshaj, Muriqi.

Ndryshe, pesë ditë më vonë, Kosova udhëton drejt Cyrihut për t’u përballur me Zvicrën poashtu në një ndeshje tjetër miqësore.

You may also like