Formacionet e mundshme të Bajern-Lacio/ Bardhekaltërit pa frikë, ja plani i Tomas Tuhelit

by admin
Spread the love

Mediat gjermane e bëjnë fakt të kryer aktivizimin e Leroi Sanes dhe Alfonso Dejvis, të cilët vijnë nga lëndimet fizike.

Pritet që Tuhel t’i besojë shpejtësisë së anësorëve në linja të ndryshme. Ndërsa mbi sistemin, Tuhel do t’i mbetet besnik modulit klasik në Mynih 4-2-3-1, ndonëse për ta fitorja është thelbësore.

Pavloviç do të jetë përkrah Goreckës në zemër të mesfushës, ndërsa Kimish mbetet në stol, pas paraqitjes negative kundër Fraiburgut.

Interesante është qasja e Mauricio Sarrit në parashikim, rreshtimi ofensiv 4-3-3 dhe Hysaj do e nisë nga minuta e parë. Imobile vështrohet si kërcënimi kryesor në kuadratin e Manuel Nojer dhe pika e referimit për Lacion.

FDFPANORAMASPORT.AL

You may also like