Fond nga Arabia Saudite synon të blejë skuadrën italiane për një miliard euro

by admin
Spread the love

Në shembullin e Man. Sitit dhe Paris Sen Zhermen-it, skuadra e Roma-s do të shitet dhe në të do të investohet një kapital i madh në periudhën e ardhshme.
Siç raporton “Corriere dello Sport” një fond nga Arabia Saudite synon të blejë Romën për një miliard euro. Oferta tashmë u është dorëzuar pronarëve amerikanë dhe më pas do të nisë epoka e re e skuadrës romake. Hoze Murinjo me siguri do të jetë në gjendje të sjellë kë të dojë dhe qëllimi është i qartë, “Scudetton” dhe sigurisht në një moment titullin kampion evropian.

Tifozët janë të kënaqur. Kujtojmë, Mourinjo ka pasur një ofertë për të marrë kombëtaren e Arabisë Saudite, ata i kanë ofruar 120 milionë euro, por ai ka vendosur ta refuzojë ofertën.

You may also like