“Foltorja” rikthen Berishën pas disa vitesh në Tropojë, ish-kryeministri përlotet në vendlindjen e tij

by admin
Spread the love

Sali Berisha mbrëmjen e sotme u rikthye në Tropojë pas shumë kohësh. I shoqëruar nga deputeti i PD-së Isuf Cela dhe ish-kryetari i bashkisë, Besnik Dushaj dhe një grup demokratësh, ish-kryeministri e përshkroi me emocione rikthimin në vendlindje dhe u kthye shumë vitesh më pas duke kujtuar fëmijërinë në fshatin Viçidol.

“Duke ardhur më kishte pushtuar një ndjenjë e veçantë. Njeriu i lirë në vendin e tij është dy herë fëmijë i natyrës. Kurse sapo mbërrita në Tropojë, Floriana (Garo) më pyeti; Doktor si ishte udhëtimi? Unë iu përgjigja; “Gjysmë qiellor, gjysmë tokësor”.

Çfarë fati pata unë, që linda në Malësinë e Gjakovës. Sot pas dekadash larg saj, në Tiranë dhe qindra shëtitjesh në botë, dua t’u them këtu se në vendlindjen time unë kreva universitetin më të rëndësishëm të jetës sime, mora diplomën e të gjitha diplomave të jetës sime.

Territori ishte Malësi e Gjakovës, por Enver Hoxha për ta ndarë i vendosin emrin rrethi i Tropojës, që ishte një fshat. Shkova në shkollë të mesme nga Viçidoli. Unë isha i vetmi në klasë që thërrisja “të vdesësh për Kosovën” dhe kjo ishte fryma që na kishin ruajtur ne ata burra të kanunit, besës dhe virtyteve”, tha Sali Berisha.

You may also like