FOKUS – Zelensky: E rëndësishme pjesëmarrja e Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes

by admin
Spread the love

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ – Pjesëmarrja e Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes është e rëndësishme, shkroi sot në X presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

”U takova me presidentin Vuçiç dhe falënderova Serbinë për mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës si dhe ndihmën e saj humanitare dhe financiare dhe mirëpritjen e ukrainasve që ikën nga lufta”, shkruan Zelensky.

”Theksova rëndësinë e pjesëmarrjes së Serbisë në zbatimin e Formulës së Paqes. Ne koordinuam kontakte të mëtejshme me synimin për të zgjeruar mbështetjen globale për Formulën”, shton ai.

”Unë e informova presidentin Vuçiç për situatën aktuale në vijën e frontit. Ne diskutuam gjithashtu sfidat e sigurisë dhe politike në Evropën Lindore”, përfundon Zelensky./ a.jor

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like