FOKUS – Zelensky: 31 000 ushtarë ukrainas të vrarë në luftë

by admin
Spread the love



KIEV, 25 shkurt /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi sot se 31 000 ushtarë që mbrojnë vendin nga pushtimi i Rusisë janë vrarë, në atë që është shifra e parë zyrtare e vendit për viktimat ushtarake në më shumë se dy vjet luftime.

”Nuk dua të përmend numrin e të plagosurve”, tha Zelensky në një konferencë për shtyp.

Zyrtarët amerikanë dhe rusë kishin thënë më parë midis 100 000 dhe 300 000 ushtarë ukrainas ishin vrarë në konflikt, shifra të cilat Zelensky i hodhi poshtë si “të pakuptimta”.

Ndërkohë, Zelensky vlerësoi humbjet ruse në 180 000 të vdekur dhe 500 000 të plagosur.

Kjo është hera e parë që një nga palët ndërluftuese nxjerr shifrat e veta zyrtare të viktimave. Vërtetësia e kësaj nuk mund të verifikohet zyrtarisht.

Shifrat e viktimave ruse të cituara nga Zelensky janë dukshëm më të larta se numri i përditësuar i përditshëm nga forcat e armatosura ukrainase, të cilat të dielën shënuan numrin total të humbjeve ruse në 409 820 – të vdekur dhe të plagosur./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakZelenski-Begajt: Vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë, presim me padurim një të ardhme paqësore evropiane


You may also like