FOKUS – Von der Leyen: Miqtë e Putinit në Evropë po përpiqen të sabotojnë të ardhmen tonë

by admin
Spread the love



ATHINE, 7 prill /ATSH-ANSA/ – Miqtë e Putinit këtu në Evropë po përpiqen të rishkruajnë historinë tonë dhe të sabotojnë të ardhmen tonë, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

”Ata janë populistë apo demagogë, pavarësisht nëse është AfD në Gjermani apo Rassemblement National në Francë, Konfederacia në Poloni apo të tjerë: emrat mund të jenë të ndryshëm, por qëllimi i tyre është i njëjtë. Ata shkelin vlerat tona dhe duan të shkatërrojnë Evropën tonë”, theksoi von der Leyen.

Nuk do ta lejojmë kurrë të ndodhë”, theksoi von der Leyen, në nisje të fushatës së saj si kandidate sptizenkandidate e Partisë Popullore Evropiane (EPP) në kongresin e Nea Demokratia në Athinë.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakTEL AVIV – Izraeli tërheq të gjitha trupat tokësore nga Gaza jugore


You may also like