FOKUS – Ukraina nënshkruan kërkesën për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

KIEV, 30 shtator /ATSH-DPA/ – Presidenti ukrainas Zelesnky ka kërkuar përshpejtimin e antarësimit të Kievit në NATO.

Presidenti Zelensky i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar përmes Telegram.

“Në fakt, ne jemi tashmë në NATO. Ne kemi demonstruar tashmë përputhshmëri me standardet e Aleancës”, standarde që janë reale për Ukrainën, reale në fushën e betejës dhe në të gjitha aspektet e ndërveprimit tonë’’, shtoi ai.

‘’Ne i besojmë njëri-tjetrit, ne ndihmojmë njëri-tjetrin dhe ne mbrojmë njëri-tjetrin. Kjo është Aleanca”, tha Zelensky në një video të postuar në profilin e tij.

“Në fakt. Sot Ukraina po kërkon ta bëjë këtë ‘’de jure’’. Në mënyrë të përshpejtuar. Ne bëjmë hapin tonë vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, përsëriti presidenti ukrainas.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like