FOKUS – Ukraina dhe Rusia, shkëmbejnë të burgosurit

by admin
Spread the love

KIEV, 2 shtator /ATSH-DPA/ – Një shkëmbim i të burgosurve me rusët u zhvillua duke përfshirë 14 ukrainas dhe një numër të panjohur rusë, njoftoi zyra e koordinimit për të burgosurit e luftës në Kiev përmes kanalit të lajmeve Telegram.

Shkëmbimi u zhvillua në rajonin e Donetskut, në pjesën lindore të vendit, dhe përfshinte trupat ukrainase të dy brigadave të robëruara në pranverë. Njëri prej tyre është oficer dhe një tjetër mjek.

Asnjë konfirmim nga pala ruse. Shkëmbimet e të burgosurve në të kaluarën kanë rezultuar në të njëjtin numër nga të dyja palët. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPrefekti Kote: Masa për mbarëvajtjen e procesit mësimor

You may also like