FOKUS – Testet PISA: Nxënësit serbë janë nën mesataren në matematikë, shkencë dhe shkrim-lexim

by admin
Spread the love

BEOGRAD, 6 dhjetor /ATSH/ – Rezultatet e testit PISA të kryer në vitin 2022 tregojnë se Serbia ka shënuar progres në krahasim me vitin 2018, duke u renditur kështu e 40-ta në lexim dhe shkencë dhe e 42-ta në matematikë, thuhet në komunikatën e qeverisë serbe, shkruan faqja serbianmonitor.en.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA) është një vlerësim ndërkombëtar që mat leximin, matematikën dhe shkrim-leximin shkencor të nxënësve 15-vjeçarë dhe në vitin 2022 morën pjesë 6 413 nxënës nga 183 shkolla në Serbi.

PISA filloi në vitin 2000, administrohet një herë në tre vjet dhe Serbia mori pjesë në PISA për herë të parë në vitin 2003.

Rezultatet treguan se performanca mesatare e nxënësve serbë në shkallën e shkrim-leximit matematikor është 440 pikë (mesatarja e OECD është 472), në shkallën e shkrim-leximit 440 (mesatarja e OECD është 476) dhe në shkallën e shkrim-leximit shkencor prej 447 pikësh (mesatarja e OECD është 485).

Rezultatet në shkencë dhe lexim tregojnë një përmirësim të lehtë në krahasim me ato të marra në anketën PISA 2018 (me tetë dhe një pikë, ndërsa në matematikë ka pasur një rënie prej tetë pikësh).

Vajzat janë më të mira në lexim me afro 26 pikë, ose gati një vit shkollimi. Djemtë performojnë pak më mirë në matematikë dhe diferenca arrin në 11 pikë. Në gjysmën e vendeve, djemtë arritën mesatarisht rezultate statistikisht dukshëm më të larta se vajzat.

Gjatë interpretimit të rezultateve të rezultateve duhet pasur parasysh se, krahasuar me vitin 2018, rezultatet në vendet e OECD-së janë ulur me 10 pikë në lexim dhe me gati 15 pikë në matematikë.

”Rezultatet e arritura në Serbi gjatë pandemisë Covid-19 japin shpresë se reformat e nisura menjëherë pas përfundimit të ciklit PISA 2018 do të vazhdojnë në drejtim të përmirësimit të cilësisë së arsimit”, deklaroi qeveria.

Këto teste, të hartuara dhe të administruara nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), bëhen çdo tre vjet nga nxënësit 15-vjeçarë.

Ashtu si në vitet e mëparshme, studentët aziatikë, pra ata nga Singapori, Kina, Tajvani dhe Japonia, arritën rezultatet më të mira.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like