FOKUS – Stoltenberg: NATO nuk ka plane bërthamore në vendet e tjera të aleancës

by admin
Spread the love



VARSHAVË, 23 prill /ATSH-ANSA/ – NATO nuk ka plane për të zgjeruar programin e përbashkët të sigurisë bërthamore dhe as për të vendosur armë bërthamore në vendet e tjera të aleancës, deklaroi gjatë vizitës së tij në Poloni, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Vetëm një ditë më parë, presidenti i Polonisë, Andrzej Duda tha se janë “të gatshëm” të vendosin armë bërthamore në territorin e tyre nëse NATO vendos të forcojë krahun e saj lindor.

Në një intervistë për gazetën “Fakt” me qendër në Poloni, Duda bëri vlerësime lidhur me mundësinë për vendosjen e armëve bërthamore në vendin e tij.

Ai theksoi se “Rusia ka militarizuar edhe më shumë rajonin e Kaliningradit në perëndim të vendit dhe se kohët e fundit ka zhvendosur armët e saj bërthamore në Bjellorusi”.

“Ndarja e armëve bërthamore mes Polonisë dhe SHBA-së po diskutohet prej kohësh. Nëse aleatët tanë marrin vendim për të vendosur armë bërthamore në territorin tonë për të forcuar krahun lindor të NATO-s, ne jemi të gatshëm për këtë”, tha Duda./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakOsmani: Draftstatuti i Asociacionit do të dërgohet në Kushtetuese


You may also like