FOKUS- Stoltenberg: NATO do të mbështesë Ukrainën, dhe do të ushtrojë presion ndaj Putinit

by admin
Spread the love

RUKSEL, 11 mars /ATSH-DPA/ – Aleatët e NATO-s do të vazhdojnë t’i ofrojnë ndihmë gjithëpërfshirëse Ukrainës në ushtrimin e të drejtës së saj për vetëmbrojtje dhe do të ushtrojnë presion të koordinuar mbi regjimin e Putinit, duke përfshirë sanksionet ekonomike, për të ndaluar agresionin kundër Ukrainës dhe për t’u kthyer në vend diplomacinw, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Forumin Diplomatik të Antalias në Turqi. 

 “Ne jemi rritur, kështu që aleatët e NATO-s tani po ofrojnë më shumë mbështetje, si ushtarake dhe humanitare, ashtu edhe fiskale, financiare. Dhe më pas, sigurisht, ne po vendosim sanksione të paprecedentë ndaj Rusisë. Dhe e gjithë kjo në fakt po e paralizon Rusinë. Kështu që kombinimi i mbështetjes konkrete dhe sanksioneve ndaj Rusisë ushtron presion të madh mbi presidentin Putin dhe rrit arsyet pse në një moment ai do të duhet të ulet dhe të angazhohet me mirëbesim në përpjekjet diplomatike”, tha Stoltenberg. 

Ai vuri në dukje se ‘’këto sanksione janë të kushtueshme për të gjithë botën, duke përfshirë edhe vendet që janë duke vendosur sanksione. Por në të njëjtën kohë, bota duhet të reagojë kur sheh se Rusia po shkel hapur ligjin ndërkombëtar duke pushtuar brutalisht një vend sovran të pavarur – Ukrainën’’. 

“Çdo luftë duhet të përfundojë në tryezën e negociatave. Pyetja është se sa do të duhet të presim. Dhe kështu me presionin ndaj Rusisë, si me sanksione por edhe duke ofruar mbështetje për Ukrainën, ata janë duke paguar shumë, çmimi më i lartë. Por aleatët e NATO-s dhe vendet e tjera në mbarë botën po i ndihmojnë, i mbështesin, edhe me mbështetje ushtarake”, tha Stoltenberg. 

Ai kujtoi se NATO dhe disa aleatë e kanë mbështetur Ukrainën për shumë vite që nga viti 2014 me pajisje, por jo më pak e rëndësishme. Gjatë kësaj kohe, shumë aleatë kanë trajnuar dhjetëra mijëra forca ukrainase, dhe kjo rezulton jashtëzakonisht e rëndësishme tani sepse kaq shumë prej këtyre trupave janë në vijën e parë të frontit duke luftuar forcat pushtuese ruse, tha ai. /os 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like