FOKUS – Sterlina britanike në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan që nga viti 1985

by admin
Spread the love

LONDËR, 8 shtator /ATSH-AA/ – Sterlina britanike ra në nivelin e saj më të ulët ndaj dollarit amerikan që nga viti 1985, mes një parashikimi të dobët ekonomik dhe rritjes së dollarit.

Ajo ra në 1,14 dollarë, niveli më i ulët në 37 vjet.

Sterlina britanike ka humbur vlerë më shumë se 15 për qind kundrejt dollarit amerikan që nga fillimi i këtij viti, pasi vendi po përballet me rritjen e inflacionit dhe faturat e larta të energjisë.

Ndërkohë, pasiguria politike u përmirësua pasi Liz Truss fitoi garën në Partinë Konservatore dhe u bë kryeministrja e re e vendit.

Truss pritet të shpallë sot një paketë të madhe mbështetjeje për të trajtuar kostot në rritje të energjisë, e cila përfshin 150 miliardë sterlina për ngrirjen e faturave.

Sipas të dhënave më të fundit, inflacioni vjetor i konsumatorit në BM u rrit në dy shifra, për herë të parë në 40 vjet, duke arritur në 10,1% në korrik.

Në gusht, Banka e Anglisë rriti normat e interesit me 50 pikë bazë në 1,75 për qind, rritja më e madhe në 27 vjet./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like