FOKUS – Siguria kombëtare detyron SHBA-në të ndalojë importin e pajisjeve të ”Huawei”

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 26 nëntor /ATSH-DPA/ – Qeveria amerikane po ndalon shitjen dhe importin e pajisjeve të komunikimit të bëra nga prodhuesit kinezë të telefonave inteligjentë dhe furnizuesit e pajisjeve të rrjetit ”Huawei” dhe ZTE duke thënë se ato përbëjnë një rrezik të papranueshëm për sigurinë kombëtare, njoftoi rregullatori amerikan i telekomunikacionit, FCC.

”Si rezultat i porosisë sonë, asnjë pajisje e re ‘Huawei’ ose ZTE nuk mund të miratohet”, shkroi komisioneri i FCC, Brendan Carr në Twitter.

”Ekziston edhe mundësia e revokimit të miratimeve ekzistuese”, shtoi ai.

”Ishte hera e parë në historinë e FCC që miratimi i pajisjeve të reja u ndalua për shkak të shqetësimeve të sigurisë kombëtare”, shkroi ai.

Vendimi nuk është befasi.

Presidenti amerikan Joe Biden urdhëroi me ligj vitin e kaluar përjashtimin e teknologjisë së rrjetit nga ”Huawei” dhe ZTE nga tregu amerikan duke vazhduar politikën e paraardhësit të tij republikan, Donald Trump në mosmarrëveshjet me Kinën.

Ligji pati mbështetje të gjerë nga të dyja palët në atë kohë.

SHBA akuzon ”Huawei” për lidhje të ngushta me autoritetet kineze dhe paralajmëron për spiunazh dhe sabotim.

Kompania i ka hedhur poshtë akuzat.

Përveç ”Huawei” dhe ZTE, porosia prek edhe pajisjet nga ”Hytera Communications” si dhe ”Hangzhou Hikvision Digital Technology” dhe ”Dahua Technology”.

”Huawei” dhe ZTE tashmë janë prekur rëndë nga sanksionet e SHBA./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like