FOKUS – SHBA: Një takim Biden-Putin vetëm pas shpërshkallëzimit në Ukrainë

by admin
Spread the love

ROMË, 30 mars /ATSH-ANSA-AA/ – Një takim mes presidentit rus, Vladimir Putin dhe homologut të tij amerikan, Joe Biden do të jetë i mundur vetëm pas një reduktimi të ndjeshëm të përshkallëzimit në Ukrainë, u deklaroi gazetarëve drejtoresha e komunikimit e Shtëpisë së Bardhë, Kate Bedingfield.

“Dje, presidenti Biden tha se do të ishte i gatshëm të takonte përsëri presidentin Putin ose të fliste me të”, tha ajo.

“Unë nuk mund të tregoj parakushtet për një bisedë midis presidentit Biden dhe presidentit Putin, përveçse të them se ne kemi qenë shumë të qartë. Presidenti Biden ka qenë shumë i qartë se duhet të ketë një shpërshkallëzim të dukshëm nga Rusia dhe një angazhim të qartë dhe real për një zgjidhje diplomatike”, theksoi ajo.

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlut Çavushoglu përshëndeti dje raundin e fundit të bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë në Stamboll duke thënë se në takim u arrit progresi më domethënës që nga fillimi i negociatave.

Duke folur në një konferencë për media, Çavushoglu tha se ishte i kënaqur që shihte më shumë “afrim midis palëve në çdo fazë”.

Për bisedimet e paqes që po zhvillohen në Stamboll, Çavushoglu tha se “kjo është një tregues i besimit të palëve”.

Ai shtoi se “prioriteti kryesor është të arrihet një armëpushim sa më shpejt të jetë e mundur dhe të hapet rruga për një zgjidhje të përhershme politike”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like