FOKUS – SHBA mbështet Berlinin në debatin e dërgesave të tankeve për Ukrainën

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 20 janar /ATSH-DPA/- Në debatin për dorëzimin e tankeve të betejës në Ukrainë, qeveria amerikane ka mbështetur në mënyrë demonstrative Gjermaninë.

Kur u pyet se pse Gjermania hezitonte të furnizonte Ukrainën me tanke luftarake, drejtori i Komunikimit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se Berlini është i vetëdijshëm se çfarë rrezikohet.

“Gjermania është një nga kontribuesit kryesorë financiarë në Ukrainë. Ajo ka qenë në një pozicion drejtues edhe para fillimit të luftës”, tha Kirby dje në mbrëmje.

“Ata janë duke e shqyrtuar këtë çështje në mënyrë sovrane në Gjermani. Dhe ne duhet ta respektojmë këtë. Ne jemi mirënjohës për atë që ata kanë ofruar deri më tani, dhe që ata po mendojnë për mënyrat e sigurimin të tankeve”, shtoi ai.

Të premten, rreth 50 aleatë të Ukrainës planifikuan të takohen në bazën ajrore amerikane në “Ramstein” në Gjermaninë jugperëndimore për të diskutuar ndihmën e mëtejshme ushtarake për Kievin.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like