FOKUS- SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia sistem të përbashkët për zbulimin e raketave nga Koreja e Veriut

by admin
Spread the love



SEUL, 12 nëntor /ATSH-DPA/ – Shefat e mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Koresë së Jugut dhe Japonisë thanë se një sistem i ri për ndarjen e informacionit në lidhje me lëshimet e raketave nga Koreja e Veriut në kohë reale, do të vihet në funksion muajin e ardhshëm.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u takua sot me homologun e tij koreano-jugor Shin Won Sik në Seul, ndërsa ministri japonezi Minoru Kihara iu bashkua bisedës së tyre me video.

Të tri aleatët i konsideruan armët bërthamore dhe programet raketore të Koresë së Veriut si një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe ranë dakord për planin e shkëmbimit të të dhënave.

Koreja e Veriut ka rritur ndjeshëm testimin e raketave me aftësi bërthamore që nga viti i kaluar, duke shkelur rezolutat e OKB-së.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes në Seul, Austin dhe dy homologët e tij ranë dakord gjithashtu të zgjerojnë manovrat ushtarake tripalëshe.

Austin mbërriti në Korenë e Jugut pas një vizite në Indi. Ai ka planifikuar të takohet nesër me Shin për konsultime vjetore dypalëshe të sigurisë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama ndan fotoalbumin e javës


You may also like