FOKUS – SHBA dërgon dy B-1B për manovra ushtarake në Korenë e Jugut

by admin
Spread the love

SEUL, 20 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dy ditë pas testimit nga Koreja e Veriut të një rakete balistike ndërkontinentale me lëndë djegëse të ngurtë, SHBA ka dërguar dy bombardues me rreze të gjatë veprimi, tip B-1B, për manovrat ushtarake të forcave ajrore në lindje të ishullit të Koresë së Jugut të Jejut, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë koreano-jugore.

Komanda e lartë e ushtrisë publikoi foto të stërvitjes duke sqaruar deklaratat e mëparshme se një bombardues B-1B ishte përfshirë.

Pjesë e trajnimit ishin edhe avionë luftarakë nga tre vende të tjera.

Thuhet se kjo ishte hera e 13-të këtë vit që SHBA dërgon bombardues konvencional supersonikë B-1B në gadishullin korean.

Raketa balistike ndërkontinentale që Koreja e Veriut testoi të hënën, fluturoi më shumë se 1 000 kilometra përpara se të rrëzohej në detin midis gadishullit Korean dhe Japonisë.

Sundimtari i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se testi do të shërbente si një paralajmërim për SHBA dhe aleatët e saj.

”Nisja e ‘Hwasong-18’ të hënën dërgoi një sinjal të qartë për forcat armiqësore”, tha Kim, i cili mbikëqyri lëshimin e raketës me një rreze që lejon teorikisht të godasë kudo në SHBA.

Në varësi të dizajnit të tyre, raketat mund të pajisen me një kokë bërthamore./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like