SHBA dërgon 300 ushtarë të tjerë në Lindjen e Mesme ndërsa lufta në Gaza përshkallëzohet

by admin
Spread the love

UASHINGTON, 31 tetor /ATSH-DPA/ – Ushtria amerikane po zhvendos 300 ushtarë të tjerë në Lindjen e Mesme ndërsa lufta në Gaza po përshkallëzohet.

“Këto trupa shtesë do të ofrojnë aftësi dhe asgjësim të mjeteve shpërthyese, komunikim dhe mbështetje për forcat në rajon”, tha sot zëdhënësi i Pentagonit Pat Ryder në Uashington.

“Ne nuk do të diskutojmë vendndodhjen specifike të dislokimit për këto forca, por mund të konfirmojmë se ato nuk do të shkojnë në Izrael dhe se ato kanë për qëllim të mbështesin përpjekjet rajonale të parandalimit dhe të forcojnë më tej aftësitë tona për mbrojtjen e forcave”, tha Ryder

Javën e kaluar, ushtria amerikane zhvendosi 900 ushtarë në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu, Uashingtoni zhvendosi disa anije dhe avionë luftarakë në Mesdheun lindor.

Forcat amerikane të stacionuara në Irak dhe Siri kanë qenë shënjestër e sulmeve nga milicitë pro-iraniane ditët e fundit.//a.i/

You may also like