SEUL, 13 shtator /ATSH-DPA/- Koreja e Jugut i është përgjigjur ashpër një ligji të ri për parandalimin e sulmeve bërthamore në Korenë e Veriut.
“Nëse Koreja e Veriut do të përpiqej të përdorte armë bërthamore, do të përballej me një përgjigje të fortë nga aleanca ushtarake e Koresë së Jugut dhe SHBA-ja duke hyrë kështu në rrugën e vetëshkatërrimit”, tha sot një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Seul.
“Koreja e Jugut kërkon të forcojë mbrojtjen ndaj kërcënimeve bërthamore nga Koreja e Veriut në bashkëpunim të ngushtë me Uashingtonin”, tha zëdhënësi.
Përveç sistemit të Koresë së Jugut për parandalimin e sulmeve dhe mbrojtjen kundër raketave, zëdhënësi përmendi gjithashtu krijimin e një komande strategjike.
Asambleja e Lartë Popullore e Koresë së Veriut miratoi një ligj për politikën bërthamore javën e kaluar, pas një serie testesh të reja me raketa bërthamore që nga fillimi i vitit.
Ndër të tjera, ligji parashikon përdorimin e armëve bërthamore jo vetëm si parandalues në rast të një sulmi të kërcënuar ndaj udhëheqjes së vendit. Shteti autoritar e quan veten një fuqi bërthamore në kushtetutën e tij. //a.i/