FOKUS – Scholz në Kinë për forcimin e marrëdhënieve tregtare

by admin
Spread the love

PEKIN, 2 nëntor /ATSH-DPA/ – Dhoma Gjermane e Tregtisë në Kinë përshëndeti vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Pekin duke deklaruar se “shkëmbimet politike janë shtylla kurrizore e funksionimit të marrëdhënieve ekonomike”.

Duke folur në Pekin, anëtari i këshillit ekzekutiv Jens Hildebrandt tha se “është gjithmonë më mirë të flasim me njëri-tjetrin sesa me për të tjerët”.

Vizita e parë e Scholz në Pekin si kancelar është gjithashtu e para nga një udhëheqës perëndimor që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, gati tre vjet më parë.

Kancelari do të mbërrijë në Pekin të premten në mëngjes, me një grup përfaqësuesish biznesi.

Politika strikte e Kinës ”zero Covod-19” do të thotë që delegacioni do të jetë në gjendje të lëvizë në një zonë të mbyllur hermetikisht, para se të largohet në mbrëmje.

Vizita u la në hije në Gjermani nga një diskutim i nxehtë se si të trajtohet ekonomia e dytë më e madhe në botë në të ardhmen.

Një nga mësimet e nxjerra nga konflikti i Ukrainës dhe varësia nga Rusia është se Gjermania nuk duhet të jetë e varur në mënyrë të ngjashme nga Kina./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama në shkollën “Klodian Tanushi”: Rindërtimi po sjell ndryshim thelbësor

You may also like