FOKUS – Rusia lëshon një raketë të re hipersonike në Ukrainë

by admin
Spread the love

MOSKE, 19 mars /ATSH-DPA/ – Forcat ajrore ruse kanë përdorur një raketë të re hipersonike për herë të parë në Ukrainë, tha sot Ministria ruse e Mbrojtjes duke shënuar potencialisht një përshkallëzim të ri në sulmin ndaj fqinjit të saj.

Moska tha se raketa “Kinzhal” – ose “Dagger” – ajër-tokë shkatërroi një depo municionesh nëntokësore në jugperëndim të Ukrainës.

”Sulmi në rajonin Ivano-Frankivsk shënon gjithashtu vendosjen e parë të raketës në luftime”, tha kjo ministri.

Raketat ”Kinzhal” lëshohen nga avionët luftarakë MiG-31 dhe, sipas Rusisë, mund të godasin objektiva deri në 2 000 kilometra larg.

Raketat hipersonike tejkalojnë shpejtësinë e zërit disa herë dhe fluturojnë me më shumë se 6 000 kilometra në orë.

Deri më tani, nuk ka pasur asnjë koment nga qeveria ukrainase në Kiev dhe pretendimi i Moskës nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like