FOKUS – Rumania dhe Bullgaria i bashkohen me kufizime zonës Schengen

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 31 mars /ATSH-DPA/ – Rumania dhe Bullgaria iu bashkuan zonës Schengen të dielën e Pashkës, megjithëse disa kontrolle kufitare do të mbeten në fuqi.

Kjo do të thotë se kontrollet e njerëzve në kufijtë e brendshëm ajror dhe detar, pra në aeroporte dhe porte, nuk do të zbatohen më.

Vendet e BE-së kishin rënë dakord për të shtuar Bullgarinë në zonën Schengen në fund të dhjetorit 2023.

Një vendim për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë do të merret në një datë të mëvonshme, para fundit të vitit 2024.

Zona Schengen synon të garantojë lëvizjen e pakufizuar të njerëzve në Evropë.

Ajo përfshin 25 nga 27 shtetet anëtare të BE-së si dhe Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Rumania dhe Bullgaria prisnin t’i bashkoheshin Schengenit që nga viti 2011./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like