FOKUS – Qindra të vrarë në spitalin e Gazës pas sulmit ajror izraelit

by admin
Spread the love

TIRANË, 17 tetor /ATSH/ – Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se një sulm ajror izraelit goditi sot një spital të qytetit të Gazës, i mbushur me të plagosur dhe palestinezë të tjerë që kërkonin strehim, duke shkaktuar vdekjen e qindra personave, sipas “The Associated Press” (AP).

Nëse raporti konfirmohet, ky do të ishte sulmi ajror më vdekjeprurës izraelit në pesë luftëra të zhvilluara që nga viti 2008.

Imazhet nga spitali al-Ahli treguan se zjarri përfshiu sallat e spitalit, duke copëtuar xhamat dhe shpërndarë pjesët e trupave në të gjithë zonën.

Ministria tha se të paktën 500 persona ishin vrarë.⁠

Disa spitale në qytetin e Gazës janë bërë strehë për qindra njerëz, duke shpresuar se do të kurseheshin nga bombardimet pasi Izraeli urdhëroi të gjithë banorët e qytetit dhe zonave përreth të evakuoheshin në Rripin jugor të Gazës.⁠

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari tha se nuk ka ende detaje mbi vdekjet në spital.

“Ne do të marrim detajet dhe do të përditësojmë publikun. Nuk di të them nëse ishte një sulm ajror izraelit”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like