FOKUS – Qindra shtetas të tjerë të huaj dhe palestinezë largohen nga Gaza

by admin
Spread the love

GAZA, 16 nëntor /ATSH-DPA/ – Qindra shtetas të tjerë të huaj dhe palestinezë me një pasaportë të dytë do të largohen nga Rripi i Gazës të enjten.

“Më shumë se 200 prej tyre kanë mbërritur tashmë në anën egjiptiane të pikës kufitare të Rafahut në jug të brezit”, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Egjiptiane.

Rreth 800 shtetas të huaj dhe palestinezë me pasaporta të dyta ishin planifikuar të largoheshin gjatë ditës.

Sipas një liste nga autoriteti kufitar në anën palestineze, këta udhëtarë kanë ndër të tjera pasaporta nga Rusia, Bjellorusia, Bosnje-Hercegovina, Austria, Zvicra, Spanja, Suedia, Norvegjia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç kësaj, një numër i vogël i të plagosurve u larguan në Egjipt për trajtim mjekësor.//a.i/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like