FOKUS – Putin: Rusia nuk shqetësohet për statusin kandidat në BE të Ukrainës

by admin
Spread the love
  • MOSKË, 18 qershor /ATSH-AA/ – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar se vendi i tij nuk është i shqetësuar se Ukraina mund të marrë statusin e një kandidati në Bashkimin Evropian, sepse BE-ja nuk është një organizatë ushtarake.

Duke folur në takimin plenar të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petërburgut, Putin vuri në dyshim nëse anëtarësimi në BE do të jetë përfitim për Ukrainën, duke theksuar se Perëndimi është më i interesuar t’i japë Ukrainës disa grante financiare për të ruajtur besnikërinë e saj sesa të mbështesë realisht zhvillimin ekonomik dhe industrial të saj.

Duke folur për marrëdhëniet e ardhshme me Ukrainën, Putin tha se Moska mbetet e gatshme të ndërtojë marrëdhënie me këto, por “vetëm ushtria dhe marina jonë mund të jenë garantuesit e sigurisë sonë”.

“Ne e shohim si fakt që herët ose vonë situata do të normalizohet. Ne duam të sigurojmë që të gjithë fqinjët tanë të kenë prosperitet, pastaj është e pashmangshme, dua të jetë e qartë, rivendosjen e marrëdhënieve (midis Rusisë dhe Ukrainës)”, tha Putin.

Ai përsëriti se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë “masë e detyruar”, pasi po krijoheshin kërcënime që mund të krahasoheshin me krijimin e një baze ushtarake nga Rusia në Meksikë.

Presidenti rus tha se Rusia në mënyrë të përsëritur u përpoq të gjente një bazë të përbashkët, por se ankesat e Rusisë nuk u adresuan kurrë në mënyrë adekuate.

Ai kritikoi deklaratat e politikanëve nga Perëndimi për mundësinë e një lufte bërthamore./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like