FOKUS – Polonia do të marrë ndihmë financiare për të ndihmuar refugjatët ukrainas

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 11 mars /ATSH-PAP/- Kryeministri polak Mateusz Morawiecki deklaroi se Polonisë i ishin premtuar fonde të konsiderueshme të BE-së për ndihmë humanitare për refugjatët që ikin nga Ukraina e shkatërruar nga lufta.

“Polonia është vendi kryesor që pranon refugjatë,” tha Morawiecki në margjinat e samitit të BE-së në Versajë.

“Një rrjedhë e madhe ndihme financiare për refugjatët nga Ukraina do të rrjedhë në Poloni,” tha ai në një konferencë shtypi, duke shtuar se çështjet financiare që lidhen me këtë ndihmë janë zgjidhur në një masë të konsiderueshme.

Ai shtoi se “janë siguruar shumë më shumë mjete financiare për refugjatët pasi samiti foli për fonde mbi 1 miliard euro në vend të 500 milionë eurove të parashikuara më parë.

Morawiecki tha se refugjatët e luftës ishin një nga temat kryesore të samitit pasi 100 000 deri më 200 000 njerëz largohen nga Ukraina çdo ditë dhe kërkojnë strehim në Poloni, Sllovaki, Hungari ose Rumani.

Që nga 24 shkurti, 1.52 milionë njerëz kanë kaluar kufirin polako-ukrainas për në Poloni, shkroi Garda Kufitare (SG) në Twitter.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like