FOKUS – OKB pezullon programet në Afganistan, pas ndalimit të punës së grave

by admin
Spread the love

NJU JORK, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Disa programe të OKB-së në Afganistan janë pezulluar përkohësisht pas ndalimit të talebanëve për gratë që punojnë në organizatat joqeveritare (OJQ), deklaroi Komiteti i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara (IASC).

”Ndalimi i grave për të kryer punë humanitare në Afganistan ka pasoja të menjëhershme dhe kërcënuese për jetën për të gjithë afganët”, theksoi IASC në një deklaratë, duke u kërkuar talebanëve që të heqin ndalimin.

“Ndërsa organizatat humanitare vazhdojnë të angazhohen ‘de facto’ me autoritetet, ne nuk mund të injorojmë kufizimet operacionale me të cilat përballemi tani si një komunitet humanitar”, theksoi komiteti, i cili përfshin 18 organizata të OKB-së dhe organizata të tjera dhe është forumi i koordinimit humanitar të nivelit më të lartë të Kombeve të Bashkuara.

“Ne do të përpiqemi të vazhdojmë aktivitetet shpëtimtare dhe urgjente nëse ato nuk pengohen… Por ne parashikojmë që shumë aktivitete do të duhet të ndërpriten pasi ne nuk mund të ofrojmë ndihmë parimore humanitare pa punëtorë humanitar”, thuhet në deklaratë.

Deklarata, e nënshkruar nga shefat ekzekutivë të organizatave humanitare, përfshirë shefin e ndihmës së Kombeve të Bashkuara, Martin Griffiths dhe shefin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksuan se ”disa programe urgjente tashmë janë dashur të pezullohen për shkak të mungesës së stafit femëror”.

Situata humanitare në Afganistan konsiderohet e pasigurt.

Që kur talebanët u kthyen në pushtet, vitin e kaluar mes tërheqjes së trupave ndërkombëtare, ekonomia ka rënë.

Vendi ka një popullsi prej 37 milionë banorësh. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like