FOKUS – OKB: Krizat e reja humanitare i kanë marrë prioritetin konfliktit izraelito-palestinez

by admin
Spread the love

RAMALLAH, 27 gusht /ATSH-AA/ – Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën Publike për Refugjatët Palestinez në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini, tha se për shkak të prioriteteve politike, ndryshimit të dinamikës rajonale dhe shfaqjes së krizave të reja humanitare, konflikti izraelito-palestinez nuk është prioritet.

Në një deklaratë për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Lazzarini tha: “Më shumë se 80 për qind e refugjatëve palestinezë në Liban, Siri dhe Gaza jetojnë nën kufirin e varfërisë. Pas 11 vitesh konflikti në Siri, familjet më të varfra po kthehen për të jetuar mes rrënojave të shtëpive të tyre të shkatërruara, sepse nuk mund të paguajnë më qiranë”.

Duke thënë se UNRWA po përballet me një krizë financiare, Lazzarini bëri thirrje për mbështetje politike dhe financiare.

Lazzarini tha se konflikti izraelito-palestinez nuk është prioritet për shkak të prioriteteve politike, ndryshimit të dinamikës rajonale dhe shfaqjes së krizave të reja humanitare.

“UNRWA po përballet me një kërcënim ekzistencial. Çfarë është në rrezik? Edukim cilësor dhe parimor për mbi gjysmë milioni vajza dhe djem. Qasje në kujdesin shëndetësor për rreth 2 milionë refugjatë palestinezë dhe një rrjet sigurie sociale për rreth 400.000 njerëz të varfër. Mbështetje psiko-sociale për qindra mijëra fëmijë”, tha ai.   /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like