FOKUS – Norvegjia rrit nivelin e alarmit pas sulmit vdekjeprurës terrorist

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

OSLO, 26 qershor /ATSH-DPA/ – Shërbimi norvegjez i sigurisë ngriti nivelin më të lartë të alarmit të terrorit të vendit, disa orë pasi një person i armatosur hapi zjarr në një klub nate LGBTQ në qendër të Oslos, në prag të Paradës së Krenarisë të qytetit, e cila u anulua.

”Rreziku i një kërcënimi terrorist është jashtëzakonisht i lartë”, tha kreu i shërbimit të sigurisë PST, Roger Berg.

Berg tha se ngjarja, që shkaktoi dy të vdekur dhe plagosjen e të paktën 21 persona të tjerë, u konsiderua një sulm terrorist i motivuar nga islamistët.

Niveli i alarmit terrorist të Norvegjisë tani është pesë.

Më parë ishin tre.

Personi i armatosur qëlloi brenda dhe rreth ”London pub”, një bar dhe klub nate që e cilëson veten si “selia e homoseksualëve” të Oslos që nga viti 1979.

Dëshmitarët thanë se panë një burrë me një çantë që mbërriti në vendngjarje, mori një armë dhe filloi të qëllonte.

Nga 21 personat e plagosur, policia tha se 10 ishin në gjendje të rëndë.

Një burrë që vdiq ishte rreth të 50-tave, tjetri në të 60-at.

Inspektori i policisë, Tore Soldal tha se sulmuesi ishte një shtetas norvegjez me origjinë iraniane. Ata gjetën një pistoletë dhe një pushkë automatike gjatë kontrollit në banesën e tij./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like