FOKUS – NATO blen municione me vlerë 1,2 miliardë dollarë

by admin
Spread the love

BRUKSEL, 23 janar /ATSH-ANSA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe shefi ekzekutiv i Agjencisë së Prokurimit dhe Mbështetjes, Stacy Cummings, nënshkruan një marrëveshje për prodhimin e municioneve të artilerisë.

Protokolli përfshin blerjen e qindra mijëra predhave 155 milimetra për një vlerë prej 1,2 miliardë dollarësh.

”Kjo tregon se strukturat e NATO-s për blerjet e përbashkëta japin rezultate”, theksoi Stoltenberg.

”Që nga korriku i kaluar, agjencia e NATO-s ka nënshkruar kontrata për 10 miliardë dollarë duke rritur kështu sigurinë transatlantike”, shtoi ai.

”Sot në Këshillin Atlantik do të diskutojmë rritjen e mëtejshme të prodhimit”, saktësoi Stoltenberg.

”Lufta në Ukrainë është kthyer në një betejë municioni, rritja e prodhimit është thelbësore për të vazhduar për të ndihmuar Kievin dhe kjo është ajo që ne po bëjmë”, deklaroi ai./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like