FOKUS – NASA: Rusia ka korrur rreth 5,8 milionë tonë grurë ukrainas

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

NJU JORK, 4 dhjetor /ATSH-DPA/ – Rusia ka korrur rreth një miliard dollarë grurë nga fushat e Ukrainës këtë vit, sipas agjencisë amerikane të hapësirës NASA.

”Rreth 5,8 milionë tonë grurë u korrën nga fushat në zona që nuk ishin nën kontrollin e Ukrainës”, sipas NASA Harvest, programi i sigurisë ushqimore dhe bujqësisë i agjencisë.

Për anketën, NASA Harvest, së bashku me disa institucione partnere, përdorën të dhëna satelitore dhe modelim.

Në total, rreth 26,6 milionë tonë grurë u korrën në territorin ukrainas këtë vit, dukshëm më shumë se sa ishte parashikuar më parë, vlerësojnë shkencëtarët e përfshirë në projektin kërkimor.

Ndërsa kjo është më pak se korrja rekord e vitit të kaluar prej 33 milionë tonësh, është afër mesatares pesëvjeçare prej 27,9 milionë tonësh.

Megjithatë, Ukraina nuk kishte akses në 22% të atij gruri në pjesën lindore të vendit për shkak të pushtimit të vazhdueshëm rus.

Në total, rreth 88% e të korrave dimërore të vitit të kaluar u korrën në zona që nuk kontrollohen nga Ukraina, sipas NASA-s.

”Fushat që mbetën të pa korrura ishin kryesisht të përqendruara përgjatë vijës së frontit”, tha ajo./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like