FOKUS – ”Munich Re”: 250 miliardë dollarë humbje nga fatkeqësitë natyrore në 2023-shin

by admin
Spread the love

MYNIH, 9 janar /ATSH-DPA/ – Tërmetet, uraganet, përmbytjet, stuhitë dhe fatkeqësitë e tjera natyrore shkaktuan dëme prej 250 miliardë dollarësh në mbarë botën në vitin 2023 dhe morën 74 000 jetë, tha sot kompania gjermane e sigurimeve ”Munich Re” në raportin e saj vjetor të katastrofave natyrore.

Seria shkatërruese e tërmeteve në Turqi dhe Siri në shkurt ka marrë numrin më të madh të viktimave.

”Numri i viktimave ishte më i larti që nga viti 2010”, tha Ernst Rauch, gjeoshkencëtari kryesor në kompaninë e listuar në DAX.

Kjo ishte kryesisht për shkak të tërmetit në Turqi, i cili mori 58 000 jetë.

”Munich Re” ka dokumentuar shkatërrimin mbarëbotëror të shkaktuar nga katastrofat natyrore për dekada, pasi kjo është e rëndësishme për llogaritjen e primeve të sigurimit.

Humbjet ekonomike totale prej 250 miliardë dollarësh korrespondojnë me mesataren e pesë viteve të fundit.

Tendenca afatgjatë është në rritje.

E rregulluar për inflacionin, humbjet totale në mesataren 10-vjeçare për 2013-2022 arritën në 230 miliardë dollarë, ndërsa mesatarja për 30 vitet nga 1993 në 2022 ishte 180 miliardë dollarë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like