FOKUS – Miratohet pas negociatave rraskapitëse deklarata përfundimtare e COP27

by admin
Spread the love

SHARL EL SHEIK, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Konferenca e Kombeve të Bashkuara për klimën në Egjipt miratoi një deklaratë përfundimtare pas negociatave të vështira që e shtynë takimin e së dielës në orar shtesë.

Në deklaratën përfundimtare të konferencës, e njohur si COP27, gati 200 vende riafirmuan një vendim të mëparshëm për të hequr gradualisht qymyrin. Megjithatë, në dokument nuk përmendej nafta dhe gazi.

Mosveprimi vjen pavarësisht thirrjeve nga disa vende dhe aktivistë mjedisorë për të hequr gradualisht përdorimin e lëndëve djegëse fosile që prodhojnë sasi të mëdha të dioksidit të karbonit që bllokon nxehtësinë.

Negociatorët në konferencë globale për klimën në Egjipt ranë dakord të krijojnë një fond të kërkuar prej kohësh për të kompensuar vendet e cenueshme nga klima.

Pagesa e dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara nga ndryshimet klimatike në vendet më të varfra ishte një nga temat më të mprehta të dy javëve të konferencës.

Përdorimi i lëndëve djegëse fosile ishte objekt debati gjatë konferencës dy-javore të mbajtur në resortin egjiptian të Sharm el-Sheikh. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakHapet këndi arkivor në Selanik
Artikulli tjetërGjergji për ATSH: Investimi në Bono Thesari, risk i ulët dhe interesi 5.5%

You may also like