FOKUS – Macron planifikon të rrisë në mënyrë drastike shpenzimet ushtarake

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

PARIS, 20 janar /ATSH-DPA/ – Presidenti francez Emmanuel Macron synon të rrisë në mënyrë drastike shpenzimet ushtarake të Francës.

”Nga viti 2024 deri në vitin 2030, buxheti i ushtrisë pritet të rritet në 400 miliardë euro (432 miliardë dollarë)”, theksoi Macron nga një bazë ajrore në komunën jugperëndimore franceze të Mont-de-Marsan.

”Nëse përfshini të gjitha rritjet nga shpenzimet ushtarake në vitin 2019, kjo do të thotë se ne po dyfishonjmë shpenzimet ushtarake të Francës, duke shënuar investimin më të rëndësishëm të mbrojtjes në 50 vjet”, tha presidenti.

Macron tha se dëshiron që ”ushtria e vendit të tij të jetë në gjendje të reagojë më shpejt dhe të fitojë forcë shpejt”.

Në kontekstin e luftës së Rusisë kundër Ukrainës, Franca po rrit gjithashtu aftësitë e saj të parandalimit bërthamor. Nuk ka më një dividend paqeje pas sulmit të nisur nga Rusia ndaj Ukrainës”, shtoi ai.

Mbrojtja e Evropës dhe aleatëve të saj duhet të forcohet duke përdorur më shumë burime ushtarake dhe duke zhvilluar aftësi më të mira reagimi.

Presidenti njoftoi rritjen e investimeve në zbulim, mbrojtje kundër sulmeve kibernetike, aeroplanmbajtëse të reja dhe sisteme drone.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like