FOKUS – Londra: Sulmet ajrore të BM-së dhe SHBA-së një mesazh i qartë për Houthis

by admin
Spread the love

LONDËR, 23 janar /ATSH-DPA/ – Raundi i fundit i sulmeve të Britanisë së Madhe dhe SHBA-së kundër objektivave Houthi ishte projektuar për të dërguar mesazhin e qartë për rebelët, se sulmet ndaj anijeve të mallrave janë “të papranueshme”, tha ministri i Jashtëm britanik, David Cameron.

BM-ja u bashkua me SHBA-në në kryerjen e një serie të re të sulmeve ajrore të përbashkëta në Jemen në përgjigje të rebelëve Houthi që shënjestronin transportin ndërkombëtar përgjatë rrugëve jetike tregtare të Detit të Kuq dhe Gjirit të Adenit.

Cameron tha se forcat e armatosura të Britanisë së Madhe do të vazhdojnë të reduktojnë aftësinë e Houthis për të kryer sulme për sa kohë që operacioni i tyre në Lindjen e Mesme vazhdon.

Cameron tha se BM -ja kishte rinisur aksionin e saj ushtarak kundër Houthi të mbështetur nga Irani për shkak të vazhdimit të sulmeve ndaj anijeve të mallrave.

Londra dhe Uashingtoni shënjestruan vendet e rebelëve gjatë natës më 11-12 janar.

Pavarësisht ndërhyrjes perëndimore, anijet kanë vazhduar të jenë në shënjestër përgjatë rrugës kryesore të tregtisë globale, e cila siguron akses në Kanalin e Suezit, një rrugë që i shërben 15% të transportit botëror.

​Kompanitë ndërkombëtare të transportit të mallrave janë detyruar të ridrejtojnë anijet e ngarkesave rreth Kepit të Shpresës së Mirë në majën jugore të Afrikës, duke rezultuar në udhëtime më të gjata dhe më të kushtueshme.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like